• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Lajme

Të gjithë në Prishtinë, përkrah Dua Lipës do të performojë edhe DJ me famë botërore

Prej kohësh është njoftuar se në Kosovë do të mbahet një koncert madhështor, me pjesëmarrjen e veçantë të këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa. Dua pritet të performojë në datën 10 gusht në një nga vendet më të bukura të Prishtinës, Parku i Gërmisë. Por duket se Dua nuk do të jetë surpriza e vetme e këtij festivali.

Babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa njëherësh dhe organizator i festivalit, ka zbuluar se në ditën e tretë do të performojë DJ me famë boërore Martin Garrix. DJ është bërë shumë i njohur me këngët “So far away”, “Animals”, si dhe me bashkëpunimet me këngëtaret shqiptare, Bebe Rexha me “In the name of Love” dhe Dua Lipa me “Scared to be lonely”. Ndoshta këtë herë Dua dhe Martin Garrix, mund të performojnë së bashku këngën e tyre.

Tre netët e festivalit do të jenë të dedikuara për tre zhanre të ndryshme muzikore. Nata e parë do të jetë për muzikën pop, ku do të performojë Dua Lipa. Nata e dytë do t’i dedikohet muzikës hip-hop, ku i ftuar do të jetë reperi Action Bronson. Ndërsa nata e tretë do të jetë e gjitha për Martin Garrix. Përveç tyre do të ngjiten në skenë edhe disa këngëtarë shqiptarë si Ledri Vula, Mc Kresha, Jericho etj. /revistawho.com