Të gjithë e njohim tashmë maninë e të pasurve shqiptarë për të pasur makinat më të shtrenjta dhe më unike në botë… Një ndër ta, emri i të cilit nuk është mësuar ende ka dërguar në panairin e makinave në Gjenevë, shqiptarin Jetmir që nga të gjithë njihet si djali që modifikon makina. Jetmiri ka hyrë në zonën ku mundet të futen vetëm blerësit për të fotografuar dhe parë nga afër, një nga makinat më të shtrenjta në botë “Bugatti 2017”. Vlera e saj shkon mbi 2.6 milionë dollarë dhe nëse vërtet do ta blejë një shqiptar, do të jetë makina më e shtrenjtë që ka hyrë në Shqipëri. / revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BR-3FfUBHjt/?taken-by=3vanmotorsports
https://www.instagram.com/p/BR6xb32BAuZ/?taken-by=3vanmotorsports