• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Lajme

Të dua! Të dua! Dhe prapë të dua! Çifti i artistëve shqiptarë që na tregojnë çdo ditë çfarë është dashuria e vërtetë

Jo shpesh na ndodh të shohim partnerë që nuk rezervohen t’i shprehin dashurinë njëri-tjetrit publikisht. Me një puthje, me një përqafim, me një dedikim, pa ndonjë rast të veçantë, pa qenë nevoja që dikush të ketë ditëlindjen, apo një përvjetor ata janë çifti që pa dyshim na tregojnë vazhdimisht se çfarë është dashuria e vërtetë.

“Mund të qëndroj gjithmonë në krahët e tu? Jeta mund të mos jetë gjithmonë perfekte, por unë nuk shqetësohem sepse të kam ty krah meje…të dua”-ka shkruar ajo në një prej shumë dedikimeve të saj.

Bëhet fjalë për këngëtaren dhe prezantuesen Julka Gramo dhe bashkëshortin e saj Dj Andy. Mjafton t’i hidhni një sy profileve përkatës të çiftit në “Instagram” dhe do të kuptoni se koha apo të qenurit prindër nuk e cënon dhe nuk e zbeh dashurinë e vërtetë.

“Të të dua ty është si të marrë frymë. Unë thjesht nuk mund të ndaloj”-ka shkruar Julka bashkangjitur njërës prej fotove të publikuara me bashkëshortin e saj. Çifti poston vazhdimisht foto me njëri-tjetrin me dedikime dashurie dhe pa kompleksin se një puthje plot pasion po e ndajnë me mijëra ndjekës.

Julka dhe Andi janë shembulli më i mirë për të kuptuar se duke shprehur dashurinë ndaj njerëzve tuaj të zemrës jeta është më e bukur, çdo sfidë kapërcehet dhe lidhja midis partnerëve bëhet gjithmonë dhe më e fortë./revistawho.com

CLOSE
CLOSE