Taylor Swift sytë tek një tjetër aktor, ja cili është ai


Në mediat rozë së fundmi nisi të qarkullonin thashetheme se Taylor Swift dhe Ben Affleck po flirtonin me njëri-tjetrin por duket se nuk kemi të bëjmë me një histori dashuri. Sipas një artikulli të publikuar nga “Gossip Cop”, këngëtarja 26-vjeçare dhe aktori 44-vjeçare nuk kanë një tërheqje ndaj njëri-tjetrit.

Ishte “In Touch” portali i parë që shkroi një artikull se Taylor i kishte sytë tek Ben. Sipas këtij artikulli Ben i kishte kërkuar Cara Delevingne, më të cilën ka luajtur në “Suicide Squad” që ta prezantonte me Taylor, duke qënë se janë mikesha të ngushta.

Artikulli raportonte se aktori kishte nisur t’i dërgonte mesazhe flirtuese këngëtares, ku kjo e fundit ia kishte bërë të qartë Ben se ishte e interesuar, duke dëshiruar ta cojë marrëdhënien në një tjetër nivel. Por duket se raportimet e këtij portali mbeten thjesht thashetheme dhe sipas “Gossip Cop”, dyshja ka qeshur kur ka lexuar këtë lajm.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password