Ndoshta kjo është mënyra më e mirë për të kaluar dhimbjen e ndarjeve. Sipas një burimi të ri të “Hollywood Life”, Taylor Swift është fotografuar duke flirtuar me Drake në 30 vjetorin e reperit, gjatë fundjavës.
“Drake flirtonte me Taylor gjatë gjithë mbrëmjes”, ka thënë një burim. “Ishin shumë pranë njëri-tjetrit, nuk putheshin por prekeshin”.
Si Drake ashtu edhe Taylor janë në kohën e duhur për të nisur një lidhje pasi këngëtarja i ka dhënë fund romancës së saj me Tom Hiddleston në muajin shtator ndërsa Drake është ndarë në Rihanna në fillim të këtij muaj.
Në festën e ditëlindjes së Drake kanë qënë të pranishëm edhe Katy Perry, armikja e Taylor si edhe ish i dashuri i saj, John Mayer.