Një nga këngëtaret më të paguara dhe më të suksesshme në botë feston sot 27-vjetorin e saj. Bëhet fjalë për Taylor Swift, e cila ka marrë urime nga të gjithë fansat e saj në mbarë botën dhe sigurisht nga njerëzit e dashur. Një nga urimet më të veçanta që ajo ka marrë sigurisht është ai i mikes së saj të mirë, modeles Gigi Hadid. “Gëzuar ditëlindjen T! Më frymëzon mënyra se si je kaq shoqe e mrekullueshme. Të dua dhe festoj me ty shpirtërisht”-shkruan ajo.