Stefano De Martino ka bërë pozën e radhës ku shfaq me krenari tatuazhin e përbashkët me ish-gruan e tij Belen Rodriguez. Fotoja është bërë gjatë provave të “Amici”-t ku ai është balerin. Ndërkohë nga ana tjetër, mediat italiane shkruajnë se Belen nuk e shfaq kurrë tatuazhin, madje impenjohet seriozisht që ta fshehë. E teksa thashethemet mbi historinë e tyre vazhdojnë, Stefano po merr edhe më shumë famë. Flitet se së shpejti atij mund t’i besohet prezantimi i një spektakli të rëndësishëm por edhe të jetë në kolltukun e opinionistit tek “Isola Dei Famosi”./ revistawho.com