Më në fund Princi Harry dhe Meghan Markle janë fotografuar bashkë dhe fotoja e tyre është lajmi kryesor ekskluziv i revistës angleze, “The Sun”. Ata janë shfaqur në rrugët e Londrës, të veshur mjaft thjeshtë teksa kanë shijuar një shfaqje në teatër. Sipas ‘The Sun’ çifti ka qënë gjithë kohës i shoqëruar nga një badigard mbretëror.