• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Tani është radha e Annës të ngjitet në skenë, Ardit Gjebrea i emocionuar në publik

U bënë shumë vite tashmë që moderatori Ardit Gjebrea shfaqet në skenë dhe të gjithë të tjerët qoftë edhe familjarët qëndrojnë në publik për ta mbështetur dhe duartrokitur.
Por tani e ka radhën më e vogla e familjes, Anna të ngjitet në skenë dhe Arditi të jetë në publik duke ndjekur me emocione performancën e të bijës.


Me rastin e ditës së muzikës u mbajt në ambientet e Amfiteatrit të Tiranës një aktivitet i quajtur “Zërat e bardhë” me rreth 600 fëmijë, midis së cilëve edhe Anna Gjebrea.


Ka qenë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili ka postuar disa foto nga aktiviteti midis tyre edhe atë ku vogëlushja është duke performuar dhe Arditi së bashku me bashkëshorten e tij Anila, duke duartrokitur të voglën e tyre.
Mesa duket një tjetër yll po përgatitet të ngjitet në skenën e të ardhmes./revistawho.com