Tabela/ Tërmetet që tronditën jugun, ja oraret dhe forca e tyre

screenshot_20161016-094818

Më shumë se 5 tërmete të njëpasnjëshme kanë tronditur natën e mbrëmshme kryesisht jugun e Shqipërisë, ndërkohë që lëkundjet e tyre mbërritën deri në zonën qendrore të vendit. Sikurse shihet në aplikacionin që tregon lëkundjet e tokës ato kanë nisur diku rreth 22 e 15 të mbrëmjes së djeshme duke vijuar ta paktën deri në orët e para të mëngjesit. Shihet se epiqendra e lëkundjeve ka qenë thuajse në të njëjtën zonë pranë Janinës, ndërkohë që forca e këtyre lëkundjeve varion nga 4.7 në 5.4 ballë. Pas këtyre tronditjeve, thuajse i gjithë vendi është prekur nga reshje të dendura shiu.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password