Ta nisësh punën me një puthje në buzë ndaj shefit (VIDEO)


Donald Trump shkaktoi një debat te fortë në SHBA pas publikimit të një regjistrimi, ku ai dëgjohet të thotë se “kur je i pasur dhe i pushtetshëm, mund të bësh ç’të duash më femrat”. Nuk dihet nëse fjalët e tij janë dëgjuar edhe nga ky shef kompanie në Kinë, por nuk ka dyshim se ai e ka çuar një nivel më lart sugjerimin e Trumpit.

Autoritetet kineze kanë publikuar një video të xhiruar në një kompani, sipas së cilës u kërkohet punonjëseve femra që të vihen në rresht dhe të puthin shefin e tyre çdo mëngjes. Dhe s’bëhet fjalë për një puthje të vogël në faqe, por një puthje në buzë.

Justifikimi i shefit për këtë rit mëngjesor është i mrekullueshëm, pasi ai thotë se puthjet krijojnë një lidhje më të afërt mes nëpunësve dhe manaxherëve. Kjo nuk vihet në dyshim nga askush, pasi puthja në buzë është një hap larg intimitetit të plotë.

Gjithsesi, duket se nëpunëset femra, megjithëse i binden ritualit, nuk janë plotësisht dakord me këtë praktikë dhe gjuha e trupit të tyre e tregon këtë mjaft qartë. Mësohet se dy nëpunëse nuk pranuan të puthnin shefin në mëngjes dhe u pushuan nga puna.

Videoja është komentuar me mjaft ironi në internet, ndërsa ka nga ata komentues që pyesin se përse nuk janë edhe nëpunësit meshkuj në radhë për puthjen e shefit, një shenjë e qartë e diskrimiminit të meshkujve. Të tjerë ironizojnë me shëndetin e shefit, duke thënë se ai duhet të ketë kujdes, pasi me sezonin e gripit që po afron, nuk duhet të shkëmbejë kaq shumë puthje.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password