• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Supermodelja e njohur i beson veshjen e “Golden Globe” stilistit shqiptar

Mbrëmjen e kaluar në Los Angeles u zhvillua ceremonia e rëndësishme e çmimeve “Golden Globe”. Të pranishëm ishin personazhe të njohur të ekranit, të cilën tërhoqën vëmendje që në parakalimin në tapetin e kuq. Pamjen e tyre ata jua kishin besuar stilistëve më të njohur dhe pjesë e tyre ishte edhe stilisti shqiptar, Valdrin Sahiti.
Supermodelja e njohur Iskra Lawrence shkëlqeu në ceremoninë e madhe e veshur më një fustan përrallor të stiluar nga Valdrini. Më pas ajo veshi një fustan tjetër material saten, i cili i nxirrte në pah trupin, të stiluar përsëri nga Valdrini.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë stilisti shqiptar nëpërmjet postimeve në ‘Instastory’.


Mediat e huaja e kanë komentuar pozitivisht daljen e modeles duke e cilësuar si një nga të veshurat më mirë.?revistawho.com

CLOSE
CLOSE