lefuture

Super modelja mbyll ‘Instagram-in’, fansat zhgënjehen

kendall5

Ditën e dielë, faqja e modeles 20-vjeçare në Instagram nuk është shfaqur, duke shqetësuar të gjithë fansat që janë përballur me mesazhin: “Na vjen keq, kjo faqe nuk është e disponueshme”. Ditët e fundit Jenner u bë qendra e kritikave për shkak të setit fotografik të “Vogue” ku u shfaq si një balerinë. Duket se shumë balerina profesioniste shpërthyen ndaj modeles, duke i thënë se duhet të qëndrojë në linjën e saj dhe jo të bëjë çfarë i del përpara. Por modelja reagoi ndaj këtyre kritikave, duke thënë se deri në momentin e fundit, nuk e dinte se do të shfaqej si një balerinë. “Unë kurrë nuk jam shprehur se e di baletin dhe nuk e praktikoj, por thjesht isha duke bërë punën time”, shkruan ndër të tjera modelja.

 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password