Sulmi i Stambollit, dëshmia drithëruese e të mbijetuarve: U fshehëm brenda frigoriferit

auto_8001483611310

Një tjetër dëshmi drithëruese ka ardhur nga sulmi i Stambollit, natën e ndërrimit të viteve, e rrëfyer nga disa të rinj që ishin dëshmitarë të ngjarjes së përgjakshme,

Të mbijetuarit e sulmit në klubin e natës, u fshehën brenda një frigoriferi gjigant industrial duke ndenjur të tmerruar ne heshtje, ndërkohë që xhihadisti i ISIS-it , i armatosur hyri në kuzhinën e klubit “Reina”.

Ai fshiu gjurmët e gishtave nga kallashnikovi dhe nuk i vuri re, ndërkohë që ndërroi rrobat dhe vuri një kapelë Babagjyshi, shkruan “AP”.

Pasi leu veten me gjakun e viktimave të vrarë në kasaphanën e Vitit të Ri, sulmuesi u largua në kuzhinë dhe u përzie me turmën e të mbijetuarve që janë evakuuar, rrefyen ata ne polici.

Brenda klubit të natës më joshës të Stambollit, sulmuesi kishte qëlluar me 180 plumba në shtatë minuta, duke vrarë 39 njerëz. /SYRI.net/

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password