STUDIMI/ Përse nuk jemi më tolerantë? Ja faktorët që ndikojnë në këtë sjelle …

donna-al-pc_o_su_horizontal_fixed

Sipas psikologëve 2 arsyet kryesore të intolerancës janë globalizimi i shoqërisë, ku ne ndjejmë nevojën për tu dalluar nga të tjerët dhe fuqisë së teknologjisë që na imponon iluzionin të mendojmë se kemi një jetë më të thjeshtë. Mjafton të shikosh seriale apo emisione të ndryshme, të cilat janë të mbushura me sjellje të tilla për të rritur më shumë audiencën e kuptosh situatën alarmante të nivelit të intolerancës.

Nga ana tjetër rrjetet sociale kanë ngritur një mbretëri më vete me debatet dhe ofendimet për tema të ndryshme diskutimi. Të mbrojtur nga anonimati i tyre shumë frekuentues të forumeve dhe blogjeve të ndryshme, diskutojnë online duke goditur apo sulmuar dikë që mendon ndryshe për një temë të caktuar bisede.

Po përse gjithë kjo rritje e intolerancës?

Mesa duket studiues të ndryshëm përgjegjësinë ja kanë vënë shoqërisë multietnike e cila ka bërë heterogjene stilin tonë të jetesës dhe individi ka nevojë të nxjerrë në pah individualitetin e tij. Shoqëria jonë është e përbërë nga imazhi, kjo do të thotë se karakteristikat e personalitetit duhet të jenë të dukshme. Për shembull nëse dikush ngre zërin, duket sikur personaliteti i tij dallon nga të tjerët. Ne duam përgjatë gjithë kohës të kemi konfirmime dhe nuk i tolerojmë frustrimet që në realitet kanë ekzistuar gjithmonë. Specialistët shpjegojnë se sa më shumë përshtatemi me një “sistem shërbimi efikas”, aq më shumë gënjejmë veten se jeta jonë është bërë më e thjeshtë. Të marrim shembull rastin e prishjes së një kompjuteri apo ndërprerjen e internetit që na sjelle shenja nervozizmi të theksuara. Sot ndryshme nga shumë vite më parë, kemi më shumë gjëra në dispozicion, një botë që i ofron të gjithëve gjithçka. Plotësimi i këtyre kushteve ka krijuar iluzione që më parë nuk gjeneroheshin dot, për këtë arsye bota është bërë me komplekse dhe zhgënjyese.

Burimi : Donna Moderna

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password