Stresi reagon nga arratia: Bab mos u mërzit, ti ma mësove lirinë

stresi-d-nohet-me-dy-muaj-burg-480x267

Stresi është shpallur në kërkim pas publikimit të një videoje ku duket duke qëlluar në ajër me armë “shotgun”. Ditën e sotme policia ka hyrë në shtëpinë e Stresit për të sekuestruar armën. Reperi ka reaguar me anë të një statusi në Instagram. Mesazhin ai ja ka dedikuar babait dhe edukimit që ka marrë nga ai dhe pjesën tjetër ja ka dedikuar punonjësve të rajonit nr.4 të policisë. 

“Bab asnjë prindër nuk do që fëmija i tij të jetë problematik si unë… mirëpo unë zgjodha të jem sfidant në këtë jetë dhe mos u mërzit neve na mësove se çfarë do të thotë të jesh njeri i lirë e demokratik por jo problematik. Nuk ka për të ekzistu asnjë rregjim që mundet të na mposhtë neve thjesht janë një shtet hakmarrës dhe gjak pirsa, njerëz jo familjar dhe pushtetarë perversa . Ju jeni palaço o Punonjës të rajonit nr 4 e kam për disa kokrra jo për të gjithë ata e dinë me kë e kam pasi ta shohin këtë status. Ju bëj me dije që jeni pa shkollë keni arritur aty një Zot e di se si s’ju vej faj që i çoni çështjet personale sepse aq dituri keni. Më shijoj arratia deri sa të dalë e vërteta në shesh dhe atë e ka në dorë drejtësia shqiptare dhe jo ju o palaço të policisë së krimeve të rajonit nr 4 e theksoi se kam me të gjithë por dihet me kë . Ju pres me padurim . Me Respekt Robin Hood.”

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password