close
Breaking NewsLajme

Stresi merr një ofertë, ndërgjegjja nuk ia lejon ta pranojë… (FOTO)

stresi_1449359714-7714704

Stresi ka vetëm 5 ditë që ka publikuar këngën e tij më të re me titull “Mos U Dorzo”. Mirëpo në ditët e sotme vlerësimi i çdo kënge bëhet nëpërmjet klikimeve që ka marrë në kanalin Youtube. Ndërkaq ka pasur shumë raste ku këngëtarët kanë paguar për rritjen e klikimeve. Rritje klikimesh i janë ofruar edhe Stresit mbrëmjen e djeshme, ofertë të cilën ai nuk e ka pranuar. Nëpërmjet një fotoje të bisedës, të postuar në Instagram Stresi sqaron se nuk ia lejon ndërgjegjja ta bëjë një gjë të tillë. “Faleminderit për ndihmën kushdo qofsh por s’ma lejon ndërgjegjja jeme e pastër. Ki plot tjerë që pranojnë. Ki ngatërru person. Kështu m’pafshi përherë Stresinjo me nder. Mos më folni për sedër se ja u kam pa kaher!”, -shkruan Stresi./revistawho.com

Tags : stresi
loading...