close
Breaking NewsLajme

Stresi letër ministrit Tahiri nga Arizona: Jam super i pastër

15826709_759613247527681_8233416464986553097_n

Edhe pse i shpallur në kërkim nga policia, Stresi ka postuar një video ku shkruan se ndodhet në Arizona. Ai madje publikoi edhe këngën e re me titull “Mos u dorëzo” si ironi ndaj ngjarjeve që i kanë ndodhur kohët e fundit. Para pak minutash reperi postoi edhe një status ku i drejtohej ministrit Tahirit me një letër:

“Letër Ministrit tonë intelektual. Deklaruat se asnjë nga këngëtarët s’duhet të publikojnë klipe me armë apo çfarëdo…Jo zoti ministër e ke bërë këtë ligj sipas qejfit tënd dhe sipas egos tënde, që të miratohet ky ligj dhe ti e di fort mirë që duhet të jetë vendim qeverie dhe duhet ta propozosh në parlament dhe parlamenti e vendos por ky ndryshim vendoset vetëm ng deputetët…kështu që të gjithë mediat gazetarët të shohin shkeljet që bën ministri jonë. Si ministër zoti Tahiri mund të bësh udhëzimet por jo se të teket ty dhe na hap probleme neve. Unë do mbrohem në gjykatë dhe drejtësia do më mbrojë sepse jam super i pastër…Nuk mund të më dënojë një individ. Me respekt Arkimed Lushaj Stresi.”

Tags : stresi
loading...