Vitin e kaluar pjesëmarrja në festivalin “Kënga Magjike”, rezultoi e suksesshme për Stresin. Artisti rrëmbeu çmimin e internetit me këngën “Sa herë e don”. Projekti ritmik ishte në bashkëpunim me këngëtarin Anxhelo dhe menjëherë u kthye në të preferuarën e publikut. Por duket se këngëtari do të jetë sërish pjesëmarrës në garë dhe këtë e konfirmon vetë ai nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’. Gjithashtu Stresi tregon se këtë herë do të vijë më ndryshe se kurrë. Pas dedikimit romantik që i bëri partneres së tij Kejsit, reperi do të vijë me një këngë të ndjerë dedikuar nënës së tij.
“Nuk ishte e lehtë ti këndoj nënës, nënave në përgjithësi. Unë e mbarova si këngë dhe po pres ta mbaroj komplet këto ditë. Konfirmoj edhe pjesëmarrjen në këngën magjike. Të dua nënë”,- shkruan reperi.
Në foton e publikuar ai zbulon një bisedë me të ëmën, të cilës i tregon se lotët nuk e kanë lënë të përfundojë këngën më parë./revistawho.com