• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Jetë, Këshilla

Stina e nxehtë ka mbërritur, uji shpëtimtari i vetëm

Duke menduar se më shumë se gjysma e trupit tonë është ujë vetëkuptohet rëndësia e tij për trupin e njeriut. Është nga asortimentet me të neglizhuar ndërkohë që duhet të ndodhte e kundërta. Në një klimë të nxehtë e vetmja gjë që na mbron nga dehidratimi (tharja), është pikërisht uji. Njeriu nevojitet përafërsisht 30ml për çdo kg të trupit të tij. Nevojat në ujë rriten kur kryejmë aktivitet fizik, kur jemi shtatzënë, kur jetojmë në klimë të nxehtë dhe kur pimë alkool. Po ju tregojmë 3 mënyra si mund ta përdorni ujin në stinën e nxehtë të verës.

Sugjerime:

  • Përdorni ujin si pijen tuaj kryesore freskuese! Zëvendësoni pijet e gatshme me ujë, qoftë ky me gaz. Mund të shtrydhni pak limon për variacion.
  • Pini çaj me bustinë të ftohur me akuj dhe të kombinuar me pak limon.
  • Evitojeni ujin shumë të ftohtë, sepse rëndon aparatin tretës dhe kontrakton enët e gjakut./revistawho.com

CLOSE
CLOSE