Statistikat nxjerrin ‘sekretin’ e vajzave nga Kosova, ja mosha kur bëjnë seks

happy young couple

“Monitorimi i situates se femijeve dhe femrave”, nje raport statistikor i realizuar nga Agjencia e Statistikave te Kosoves (ASK) ne bashkepunim me UNICEF­in, paraqiti disa gjetje te veçanta mbi prirjet seksuale ne Kosove. Nese pergjigjet e te anketuarve pasqyrojne besnikerisht realitetin apo jo, kjo eshte çeshtje diskutimi, por rezultatet paraqiten mbreselenese ne disa drejtime. Sipas raportit rezulton se praktikisht te gjitha femrat e pamartuara deri ne moshen 24 vjeç jane te virgjera. Ndersa deri ne moshen 49 vjeç asnje femer e anketuar nuk e ka nderruar ndonjehere partnerin. Sipas ketyre pergjigjeve, Kosova del nje kampione e virtytit seksual dhe besnikerise ne çift. Anketa perfshin 20 mije te anketuar nga mosha 15 deri 49 vjeç, dhe eshte realizuar gjate periudhes nentor 2013 – prill 2014. Sjellja seksuale tek te rinjte dhe edukata qe ata kane per perdorimin e mjeteve kontraceptive jane nder gjetjet me interesante te anketes, sa u takon pergjigjeve te te anketuarve.

Te gjitha te virgjera

Te rinjte nga mosha 15 ne 24 vjeç, te pyetur nese kane pasur ndonjehere marredhenie seksuale paramartesore, raportuan norma te larta virgjerie. Numri i mostres se anketuar eshte 1 mije e 829 femra, ndersa meshkuj jane vetem 403. Nga kjo grupmoshe, 91 per qind e femrave thane se asnjehere nuk kane pasur marredhenie seksuale, ndersa per te njejten pyetje u deklaruan te virgjer 54 per qind e meshkujve. Besim Gollopeni, sociolog dhe demograf, shfaq dyshimet e tij per keto pergjigje kur thote se nevoja per marredhenie seksuale fillon qe ne moshen rreth 14 vjeçare si per meshkuj ashtu edhe per femra, ne varesi te zhvillimi fizik dhe psikologjik te individit. Ai thote se statusi tabu qe kane tema te tilla mund te kete ndikuar rezultatet e anketes se ASKU-­ut dhe UNICEF­-it ne Kosove, ndersa shprehet i befasuar per keto perqindje kaq te larta te virgjerise. “Nje perqindje kaq e madhe e te rinjve te cilet deklarohen se nuk kane pasur asnjehere marredhenie seksuale deri ne kete moshe [24 vjeç], eshte e paqendrueshme perderisa, studime te tjera tregojne per shifra shqetesuese te perfshirjes se adoleshenteve ne marredhenie seksuale”, thote Gollopeni. Sociologu veren se kushtet shoqerore ne Kosove, ashtu si ne vende te tjera, jane rrethana qe u japin liri me te madhe seksuale te rinjve. “Liria e levizjes apo emancipimi qe gezojne sot te rinjte ne Kosove dhe pamjaftueshmeria e perkujdesjes se prinderve per femijet e tyre si rezultat i shume faktoreve veç tjerash i jetes dinamike, bene qe te rinjte edhe me tej, te kene gjasa me te medha qe te hyjne ne marredhenie seksuale ne moshe me te re, krahasuar me periudhat e me hershme”, shpjegon ai.

Besnike deri ne vdekje

Pertej virgjerise se raportuar nga te anketuarit, pyetjet tjera kane te bejne me shumellojshmerine e partnereve, duke u zgjeruar deri ne moshen 49 vjeç. Sipas pergjigjeve te dhena, femrat asnjehere nuk i kane nderruar partneret gjate 12 muajve (perqindja eshte zero), çka perkthehet ne nje norme besnikerie ne nivelin 100%. Vetem 7 per qind e meshkujve pranuan se i kane nderruar partneret ne harkun e nje viti, çka perkthehet ne nje norme besnikerie apo qendrueshmerie ne çift prej 93%. Sipas ketyre pergjigjeve, rezulton se kosovaret jane pothuajse 100% besnike ne marredheniet e çiftit dhe ne te njejten norme kane marredhenie te qendrueshme dhe jetegjata. Keto pergjigje, sipas sociologut, kane nje fare perputhje edhe me gjetjet nga studime te tjera te ngjashme, ku ne marredhenie me me shume se nje partner dominojne meshkujt. “Nuk do hamendje sepse nje gje te tille meshkujt e bejne me shume edhe per çeshtje krenarie dhe nuk hezitojne ta bejne publike nderkaq, e kunderta eshte te gjinia femerore, nuk deklarohen per partner te shumellojshem dhe kesisoj edhe nuk e bejne publike, sidomos, siç eshte puna e mentalitetit ne shoqerine kosovare”, thekson ai. Pyetja tjeter per te anketuarit eshte shumllojshmeria e partnereve dhe perdorimi i kondomit, e zgjeruar si moster nga 15 deri 49 vjeç, me pjesmarrje prej 5 mije e 251 femra,dhe 1 mije e 678 meshkuj.

Bio – pa prezervativ

Perdorimi i kondomit gjate marredhenies me partnere te shumte seksuale, te femrat e moshes nga 15 deri 49 vjeç eshte nje mister i madh. Askush nuk i eshte pergjigjur kesaj pyetjeje, ndoshta edhe sepse te njejtat deklarojne se nuk kane nderruar kurre partner. Kurse 37 per qind e meshkujve qe i kane nderruar partneret (7% e totalit te meshkujve te anketuar) u pergjigjen se kane perdorur kondom. Te rinjte e moshes 15 deri ne 24 vjeç seksualisht aktive qe kane pasur marredhenie seksuale me nje partner jashte martese gjate 12 muajve, 7 per qind i takojne gjinise femerore dhe 37 per qind asaj mashkullore. Nga kjo kategori e te rinjve jane 37 per qind e femrave kane perdorur kondom, ndersa te meshkujt kjo norme rezulton me 67 per qind te perdorimit te kondomit. Mosperdorimi i kondorit ne marredhenie seksuale njihet eshte boterisht nder faktoret e transmetimit te semundjeve seksualisht te transmetueshme (SST­ve), por statistika te detajuara mbi keto te fundit mungojne ne Kosove. Kosova i trajton semundjet seksualisht te transmetueshme me legjislacion perkates qe ne fillim te viteve 2000, ne “Ligjin per Shendetin Riprodhues”, Nr. 02/L­76. Kapitulli i gjashte i ketij ligji i kushtohet infeksioneve seksualisht te transmetueshme dhe HIV/AIDS, duke permendur edhe institucionet pergjegjese per parandalim dhe trajtim, si dhe duke ia lene akteve nenligjore zbatimin. Por, te dhenat e anketes ne fjale tregojne se nga letra ne zbatimin ne terren, parandalimi i semundejve te transmetueshme permes perdorimit te masave te pershtatshme, mbetet nje sfide per Kosoven.

Lumturi e pakushtezuar?

Ndersa ekzistojne studime te panumerta nga vende te ndryshme te botes, te cilat tregojne se mungesa e seksit rezulton edhe ne mungese lumturie, diçka e tille mund te mos vleje per Kosoven, nese merren si te besueshme pergjigjet e te anketuarve. Sido qe te jete jeta e ketyre te rinjve, te virgjer apo jo, me nje partner apo me disa, me prezervativ apo me ‘seks natyral’ (te pambrojtur), mbi 90 per qind e tyre jane te kenaqur me jeten, kur u behet nje pyetje e tille. Raporti sugjeron se 90 per qind e femrave dhe 83 per qind e meshkujve te moshes 15 deri 24 jane te lumtur. Gjysma e te anketuarve (50 per qind) nga te dyja gjinite shpresojne se jeta e tyre do te jete me e mire pas nje viti, por shumica e tyre sakaq jane pergjigjur se ndihen te lumtur edhe ne kohen dhe rrethanat kur jane pyetur.

Statistika te dyshimta

Sociologu Besim Gollopeni thote se puna ne terren gjate anketes dhe mentaliteti shoqeror mund te jene arsyet kryesore te pergjigjeve jorealiste ne anketen e ASK-­ut dhe UNICEF-­it, sa i takon sjelljes seksuale te te anketuarve ne Kosove. “Mungesa e trajnimeve adekuate per hulumtuesit e terrenit dhe mos­kontrolli apo monitorimi adekuat i punes ne terren… ka raste te shumta kur anketuesit me shume i intereson numri i anketave qe realizon se sa pergjigjja qe jep respondenti dhe si rrjedhoje shpeshhere kemi rezultate te kesaj natyre”, thote Gollopeni, duke shpjeguar mangesite e mundshme ne realizmin e pyetesorit. Por mentaliteti shoqeror ne Kosove, sipas tij, eshte nje faktor qe nuk duhet nenvleresuar sa i takon pergjigjeve joreale. “…sidomos te gjinia femerore, te cilat ngurrojne te tregojne te verteten pra, te japin pergjigjen e sakte, dhe kur ja shtojme edhe mospergatitjen adekuate dhe interesimin e pamjaftueshem te anketuesit, atehere padyshim, si rrjedhoje e kesaj kemi pergjigje te pasakta”, thekson ai. Gollopeni shpjegon se nje ankete e kesaj natyre – MICS – realizohet per here te pare ne shoqerine kosovare, ndaj mund te kete pasur edhe veshtiresi ne realizim. Sipas tij, diçka e tille eshte shume normale, mirepo te ketilla anketa jane shume te dobishme per berjen e analizave dhe studimeve

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password