STAMBOLL/ “Shpresoj të mos vdes në ndonjë shpërthim e t’i bashkohem mamit”! E reja parashikoi atentantin që i mori jetën

12063312_10206606157285551_3290166233347995503_n

“Le të shpresojmë që do argëtohemi. Më e keqja që mund të më ndodhë është që të vdes në një shpërthim e t’i bashkohem mamit. Këto janë fjalët tragjikisht “profetike” të Rita Chami-it, një vajzë e re libaneze e cila mbeti e vrarë natën e ndërrimit të viteve në Stamboll. Ajo vdiq bashkë me shokun e saj. Përpara se të largohej i kishte thënë motrës këto fjalë. Mediat libaneze folën edhe për një postim në rrjetet sociale por që është zhdukur. Të tjera raportojnë se vajza ia ka thënë parashikimin e saj të motrës, përpara se të nisej për në Turqi. Fakt është se Rita Chami vdiq në atentat, në krahët e shokut të saj Elias Wardini në diskotekën Reina. I riu ndonëse kishte pasur mundësi të vraponte, ishte kthyer mbrapsht për të mbrojtur shoqen të cilën e mbuloi me trupin e tij. Chami kishte humbur nënën, e sëmurë me kancer pak muaj më parë./ revistawho.com

1910070_10207570367310199_5964854321292056307_n

13521961_10157348797985001_5899491203612408944_n

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password