close
Breaking NewsLajme

Sri Lanka thyen rekordin: Pema më e madhe e Krishtlindjeve në botë, kisha katolike kundër realizimit të saj

mr01072014b_3

Sipas ATSH-AFP – Sri Lanka konfirmoi sot se ka thyer rekordin me pemën artificiale të Krishtlindjes më të lartë në botë, pavarësisht vonesave në realizimin e saj për shkak të kundërshtimit nga ana e kishës lokale. Pema u ndërtua me iniciativë të kampionit të kriketit Arjuna Ranatunga në kryeqytetin Colombo. Pema ka një lartësi rreth 57 metrash dhe ajo do të ndriçohet mbrëmjen e sotme me 600.000 drita shumëngjyrëshe, e zbukuruar nga një babagjysh Krishtlindjesh me një lartësi rreth 6 metra me një slitë rreth 12 metra e gjatë. Libri i Rekordeve Gines  pritet të konfirmojë që kjo pemë Krishtlindjesh është më e larta në botë. Projekti me një kosto rreth 200.000 dollarë është përballur me kundërshtimin e kishës katolike që u shpreh se të hollat duhet të kishin shkuar për bamirësi. Qëndrimi kundër i kishës shkaktoi një vonesë dhjetë ditore në ndërtimin e pemës. Është dashur ndërhyrja e kryeministrit Ranil Wickremesinghe pranë kryepeshkopit të Kolombës, Malcolm Ranjith për ta bindur për të dhënë pëlqimin e tij në këtë projekt. Sri Lanka është një shtet me shumicë budiste, dhe katolikët janë vlerësuar në rreth 1,2 millionë me një popullsi që numëron 21 millionë banorë.

1482222725472

Pema në ndërtim

Burimi ata.gov.al

Tags : Sri Lanka
loading...