SPIUNËT RUSË/ CNN: Trump orgji me “Miss Universin”, Kremlini ka filmime nga “aktet perverse”


 Zbulohet dokumenti sekret për lidhjet e Donald Trump me Kremlinin. Sipas CNN, një prej mediave më të ashpra kundër kandidaturës së Donald Trump në këto zgjedhje, rusët kanë prova, filmime dhe përgjime kompromentuese nga të cilat Trump mund të shantazhohet në të ardhmen. Buzzfeed ka zbardhur dokumentin 35 faqësh të FBI-së ku tregohet se FSB-ja (shërbimi sekret rus) ka monitoruar “akte perverse seksuale” të organizuara dhe të paguara nga presidenti i zgjedhur amerikan. Dokumenti gjithashtu thotë se Trump ka një lidhje 5 vjeçare me Kremlinin në aspektin financiar dhe dyshohet se edhe fushata e tij ka qenë po ashtu e koordinuar me Kremlinin. Këto informacione janë zbuluar nga inteligjenca amerikane pas vëzhgimit të një agjenti britanik që ishte i paguar për të kontrolluar të shkuarën e Trump. Ka shumë dëshmitarë të këtyre “festave të seksit” siç citon dhe materiali i FBI-së (lexo shkrimin poshte), por dyshohet se heshtja e tyre është blerë. Materiali thotë se inteligjenca ruse ka prova edhe për Hillary Clinton, si përgjime bisedash gjatë vizitave të saj në Rusi, por jo të turpshme si në rastin e Donald Trump. Vetë Trump e ka etiketuar si një “gjueti shtrigash” këtë raport. Presidenti i zgjedhur shkroi në Twitter: “Lajmi jo real, një gjueti shtrigash politike”. Trump pritet të mbajë një konferencë për shtyp të mërkurën, nëntë ditë para se ai të marrë detyrën si president./ Lapsi.al

dokumenti-trump

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password