Të bëhesh i famshëm prej ngjashmërisë. Ky është rasti i Flamur Ukshini. 24 vjeçari nga Kosova ka një ngjashmëri të madhe me këngëtarin Zayn Malik. Sapo futesh në Instagramin e tij nuk bën dot dallimin nëse është Zayn apo Flamuri. Kanë qënë fansat e grupit “One Direction” ku Zayn Malik bënte pjesë ata që kanë vërejtur ngjashmërinë mes tyre. Madje Flamuri është fans i Zayn gjithashtu. Ai studionte informatikë biznesi dhe punonte part-time model përpara se të zbulohej nga fansat. Më pas ai u bë shumë i famshëm dhe ka arritur më shumë se 230 mijë ndjekës në Instagram. Madje edhe DailyMail, MTV kanë shkruar për Flamurin./revistawho.com