Pasditen e sotme gjithë shqiptarët që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane presin me ankth përgjigjet, nëse janë përzgjedhur mes fituesve për t’u arratisur në “tokën e premtuar”.
Interesi për aplikime dhe dëshira e shqiptarëve për t’u larguar nga vendi drejt Amerikës ka ardhur gjithnjë në rritje, nga viti në vit. Bashkë me të, në rritje ka qenë edhe numri i shqiptarëve që të përzgjedhur nga lotaria kanë fituar vizat dhe kanë shkuar drejt SHBA-ve.
Nuk është vetëm konstatim, por një fakt, për të cilin flasin vetë shifrat ndër vite të Departamentit Amerikan të Shtetit, raporton Panorama.
Sipas statistikave, nëse në vitin 2011, sipas DASH, numrohen 1469 shqiptarë që fituan Lotarinë Amerikane, viti 2014 numëron 3289 shqiptarë që morën “arratinë” nga vendi dhe zgjodhëm ta bëjnë jetën e tyre në Amerikë.
Ja shifrat e shqiptarëve përfitues ndër vite
Viti 2011/ 1,469 persona
Viti 2012/ 1,508 persona
Viti 2013/ 1,520
Viti 2014/ 3,289
Viti 2015/ 2,946