Kivanç Tatlitug dhe bashkëshortja e tij, Başak Dizer janë një ndër çiftet më të pëlqyera për publikun. Ata janë njohur rreth 4 vite më parë dhe vetëm dy vite pas lidhjes i dhanë fund beqarisë në një ceremoni e cila do të mbahet mend gjatë. Në ditën e të dashuruarve, Kivanç dhe Başak i thanë ‘po’ dashurisë së tyre në qytetin e Parisit. Menjëherë pas dasmës ata u nisën për muaj mjalti dhe fotot e publikuara nga ato momente bënë që publiku të ‘dashurohej’ pas tyre.
Shpeshherë ata janë përfolur edhe për ndarje, por lajmet asnjëherë nuk kanë qenë të vërteta. Dyshja janë më të dashuruar se kurrë dhe këtë e tregojnë më së miri fotot dhe dedikimet e tyre.
Së fundmi Kivanç ka publikuar një foto të bashkuar në ‘Instagram’ , e cila tregon si kanë qenë shumë vite më parë./revistawho.com