close
Breaking NewsLajme

Sot ditëlindja e Albanit, dedikimi i Miriamit: Të dua me çdo qelizë të trupit tim

10838354_326544360869022_1827120414_n

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë padyshim çifti më i dashur i publikut. Dashurinë e tyre e kanë treguar mijëra herë dhe nuk mund të mungonte edhe në një ditë si kjo. Pasi sot Albani feston ditëlindjen. Në një postim në Instagram Miriami i ka bërë një dedikim të dashurit të zemrës duke i shkruar se nuk mund të rrinte pa ia thënë këto fjalë. “Lum Ameli për të gjitha vargjet hyjnore që do i dedikohen”, -shkruan ndër të tjera Miriami. Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plotë./revistawho.com

“Edhe pse ti më shumë preferon të bësh dedikime e jo të marrësh të tilla për 35 vjetorin tënd nuk mund të rrija pa t’i thënë këto fjalë. Ti më provon çdo ditë që ka ende njerëz me shpirt të bardhë në këtë botë. Ti shkëlqen së jashtmi, por më së shumti në brendësi! Ashtu siç ti ke zemrën, ashtu dhe Zoti të ka bekuar në jetë me dashuri të sinqertë ngado që ti sheh, me një familie të rrallë, një fëmijë engjëll dhe të ka dhënë frymëzimin shpirtëror që ti jua dhuron njerëzve në vepra të vërteta arti që do të mbeten përgjithmonë. Krijimtaria jote e vërtetë sapo ka filluar të çeli. Lum Ameli për të gjitha vargjet hyjnore që do i dedikohen. Unë që të njoh në të mirat dhe ato “më pak të mirat” e tua di të them që Zoti të ka bekuar me virtytet më të larta njerëzore.Të dua me çdo qelizë të trupit tim”

Tags : alban miriamalban skenderajDashuriditelindjemiriam cani
loading...