lefuture

Sot, Dita Botërore e luftës kundër HIV/AIDS

379770

E vendosur në vitin 1988, Dita Botërore kundër Sidës është një rast për të përkujtuar njerëzit që kanë humbur jetën nga kjo sëmundje. Ky është gjithashtu një rast që bota të vlerësojë përpjekjet e tanishme për të ndihmuar njerëzit e prekur nga virusi HIV i cili shkakton Sidën dhe për t’u ri-angazhuar në luftën për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të këtij virusi. Ky virus vazhdon të jetë problem madhor për shëndetin publik, edhe pse numri i njerëzve që kanë vdekur nga sëmundje të lidhura me AIDS-in është përgjysmuar – nga dy milionë në vitin 2006 në 1.1 milion më 2015. Shumica e njerëzve të prekur me HIV jetojnë në vende me të ardhura të ulëta ose të mesme. HIV-i mund të transmetohet nëpërmjet shkëmbimit të lëngjeve të ndryshme trupore nga individët e infektuar, të tilla si gjaku, qumështi i gjirit, sperma dhe sekrecionet vaginale.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password