• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Sonila Meço poston fotografinë më të ëmbël me vajzën: Copëz e bekuar lumturie

Disa muaj më parë, Sonila Meço, ka bërë me dije se pas largimit nga “Agon Channel” nuk do të jetë më pjesë e asnjë televizioni. Kësisoj Sonila është më e tërhequr dhe tashmë ajo është shumë e angazhuar në kujdesin ndaj familjes së saj.

Një vëmendje të veçantë ajo i kushton vajzës së saj, 6-vjeçare, Amaris. Ditën e sotme, gazetarja e njohur ka postuar një fotografi përkrah vogëlushes së saj dhe i ka kushtuar disa fjalë shumë emocionuese.  “Ja ku strukem për një copëz të bekuar lumturie! Dielli im”, – ka shkruar Sonila në postimin e saj. Për më tepër vihet re se Amaris ka një ngjashmëri shumë të madhe me mami Sonilën. /revistawho.com