Tani misioni i saj i parë është mëmësia, duke qenë se prej kohësh i ka shkëputur marrëdhëniet e përditshme me median. Por Sonila Meço duket shumë e lumtur dhe e qetë me jetën që ka sot, larg punës e shumë pranë Amaris dhe Drinit. Ajo po i dedikohet të bijës me aq kujdes, sa ka bërë edhe një listë, atë të gjërave që sipas gazetares duhet të bëjë një fëmijë deri në moshën 6-vjeçare. Pika e fundit e listës paska qenë kalërimi, dhe u plotësua sot. Meço ka publikuar këtë foto të së bijës mbi kalë, duke shënuar me krenari se lista u mbyll. Por duke i njohur kreativitetin, me siguri Amarisin e vogël e pret menjëherë një listë e re, që dhe ne presim së shpejti ta zbulojmë./ revistawho.com