Teksa të gjithë besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, gazetarja Sonila Meço ka edhe një arsye tjetër për të festuar, pasi motra e saj Rezi ka ditëlindjen. Sonila e ka uruar motrën e saj me anë të një postimi në profilin e saj në Instagram. “Që në botë të vije ti duhej një festë e madhe” -shkruan Sonila. “E kështu u vendos, Rezi i buzëqeshi kësaj bote në 25 dhjetor. Ndërsa unë që në lindje mora dhuratën më të bukur, një motër si ti, festa ime e madhe…Të uroj botën Rez!”.
https://www.instagram.com/p/BOa0d5kB2UY/?taken-by=sonilameco1