Në këtë periudhë të vitit pothuajse të gjithë i drejtohen plazheve dhe detit. Por nuk ndodh kështu me gazetaren e njohur Sonila Meço dhe vajzën e saj Amaris. Nga pamjet që Sonila poston herë pas here në rrjetet sociale shihet se ajo dhe e bija kalojnë shumë kohë në Dardhë të Korçës. Madje edhe këto ditë të nxehta ato kanë vendosur të qëndrojnë atje.
A ju mungon deti do të pyesnit ju? Ne ju themi jo sepse e kanë gjetur zgjidhjen. Meço ka postuar sot një video të së bijës duke u argëtuar në një pishinë të vogël të cilën e ka vetëm për vete dhe pikërisht në Dardhë.
‘Zyrtarisht vera mbërriti më në fund në Dardhë…më 6 gusht. Me këtë logjikë të re të natyrës deri në 6 nëntor sezoni i plazhit është i hapur në Dardhë’- ka shkruar me humor Sonila.\revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BmI8fjfgsNq/?utm_source=ig_share_sheet&igshid=w1yl0cfg9qen