Një intervistë e këngëtares Soni Malaj dhënë për “Gazeta Shqiptare” është shpërndarë sot në të gjitha mediat. Deklarata e artistes se në festivalin “Kënga Magjike” po anashkalohet materiali i saj muzikor e se dikush ka dhënë urdhër të mos promovohet emri i Sonit në media ka bërë bujë. Soni u shpreh se është kërkuar që në portale të promovohen koleget e saj Rozana Radi dhe Arilena Ara duke specifikuar që kënga e saj është mënjanuar nga shumë agjenci lajmesh. Këto fjalë të artistes janë keqinterpretuar. Në portale është shkruar se Soni ka dalë kundër Gjebreas dhe kjo ka detyruar këngëtaren të japë një tjetër deklaratë. Kësaj here Malaj ka përdorur profilin e saj në Instagram për të sqaruar se askush nuk është kundër askujt. “Boll me gënjeshtra dhe spekulime, na lini të shijojmë finalen e “Kënga Magjike”,se asnjë nuk është kundra askujt!!! Dhe atë fjalën”paranojake” ta mbajë ai që ka bërë shkrimin dhe mos guxoni më të më vini epitete të tilla”, ka shkruar Soni. Ylli i muzikës vjen sivjet në këtë festival me një këngë tejet energjike me titull “Për vete më mbaj” dhe ka një performancë shpërthyese në skenë shoqëruar nga 6 balerina.