Këngëtarja e njohur Soni Malaj ka qenë e ftuar këtë mëngjes në emisionin “Wake up” në Top Channel. Edhe pse ishte ngritur shumë herët , Soni Malaj dukej mjaft në formë dhe e freskët. Këngëtarja simpatike, foli për këngën e saj më të re “Pa ty”, por edhe një sër projektesh të tjera.
“Showbizi ka shumë bërryla, nëse nuk i vendos vetes pikësynime dhe t’i qëndrosh besnike parimeve të tua, nuk mbijeton dot. Kur je totalisht vetëm dhe janë personat e tu të afërt që t’i krijojnë bërrylat…” ,-është shprehur Soni, shkruan “Class”.