Nuk ka dalë me bikini, por gjithsesi ofron një imazh shumë tërheqës këngëtarja Soni Malaj. Kjo foto është marrë nga videoklipi që pritet të dalë së shpejti në treg. Ndonëse sapo ka publikuar këngën “Pa ty”, artistja nuk po di të ndalet. Kënga tjetër është gati. Videoklipi duhet të jetë në fazat e fundit, pasi disa ditë më parë Soni deklaroi që ka mbetur vetëm montazhi. Mezi presim të shohim Sonin, kësaj here në version e një hyjneshe të artë./ revistawho.com