Nesër do të mbahet në Pallatin e Kongreseve nata e parë e “Kënga Magjike 2016”, festivalit të muzikës moderne shqiptare, në të cilin për të dytin vit radhazi do të këndohet ‘live’. Emra shumë të njohur e të dashur të skenës i kemi parë të prezantojnë këngët e tyre në spektaklin e drejtuar nga Ardit Gjebrea dhe ajo që kemi vënë re është se shumica e këngëve kanë qenë të zhanrit baladë. Por ka pasur edhe nga ata artistë që kanë guxuar më shumë, duke sjellë këngë ritmike me performanca të vështira për t’u përballuar ‘live’. Si Soni Malaj, e cila nga sa kemi mësuar ka më shumë se 1 muaj që ushtrohet për të shpërthyer ‘bombën’ e saj në natën e parë të festivalit. Themi ‘bombën’, sepse e tillë është në të vërtetë performanca dhe kënga e Sonit. Një këngë e fuqishme me nota dashurie dhe një numër shumë energjik ku Soni bashkë me balerinat që e shoqërojnë do t’i bëjnë të gjithë të kërcejnë.