Revista Who
TEST
Breaking News, Lajme

Sokol Balla zyrtarisht drejtor ekzekutiv i Vizion Plus. Ja cilët janë ditët e transmetimit të programit të tij

Është përfolur shumë largimi i gazetarit Sokol Balla nga ‘Top-Channel’ dhe emërimi i tij si drejtor ekzekutiv në ‘Vizion Plus’.

Disa burime për ‘IMAlbania.com’ konfirmojnë se Sokol Balla është prezantuar nga drejtuesit e televizionit ‘Vizion Plus’ si drejtori i ri ekzekutiv.

Gjithashtu ai pritet që të fillojë përsëri një program politiko-debat si modeli i ‘Top-Story’. Ky program i ri emri i të cilit ende nuk dihet, do të transmetohet të hënën dhe të enjten në orën 21:00./revistawho.com