Skandaloze/ Fëmija shitet në e-Bay, prindërit: Sa ofroni?

1-127

Policët janë duke hetuar në lidhje me një rast tepër të veçantë të shitjes në e-Bay të një fëmijë të vogël të sapolindur të seksit femër.
“Fëmijë 40-ditësh me emrin Maria… në shitje”, – shkruhet në postimin që dyshohet se është bërë në Duisburg të Gjermanisë.

Në bazë të njoftimit, ankandi për Marian e vogël ka përfunduar me shitjen e saj kundrejt shumës prej 5 mijë euro. Lajmërimi ishte i shoqëruar me disa foto të ndryshme të foshnjes.

Edhe pse postimi u fshi brenda 30 minutave nga stafi i e-Bay, njoftimi tronditës arriti të përhapej me shpejtësi të madhe në të gjithë botën. Disa orë më vonë ai u shpërnda gjerësisht në mediat sociale dhe në forume të ndryshme.

Postimi u raportua edhe në policinë e Gjermanisë,e cila nisi një hetim të mirëfilltë në lidhje me personin që e kishte bërë këtë lajmërim./JOQ

1-127 2-115 3-99

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password