close
Breaking NewsLajme

Skandali me fëmijën autik, Ministria e Arsimit: Do t’i caktohet një mësues specifik

lindita-nikolla

Pas lajmit se disa prindër në shkollën 9-vjeçare “Skënder Çaçi” kanë kërkuar largimin nga shkolla të nxënësit me autizëm, ka reaguar Ministria e Arsimit. Ministrja Lindita Nikolla ka vizituar nga afër familjen e vogëlushit, ku ka dhënë edhe disa mesazhe për shoqërinë.

Mësohet se Ministria e Arsimit do të vijë në ndihmë duke caktuar një mësues specifik që do të asistojë gjatë kohës në mësim.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Arsimit
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, vizitë në familjen e Arlindit, fëmijës me sindromën e autizmit, nxënës në shkollën 9- vjeçare “Skënder Çaçi” në Tiranë.
Fëmijët janë të gjithë njësoj e për këtë meritojnë vëmendje të njëjtë nga mësuesit e tyre. Ishte ky mesazhi që ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, dha gjatë vizitës së saj në shtëpinë e Arlindit, fëmijës me sindromën e autizmit, i cili është nxënës në shkollën 9-vjeçare “Skënder Çaçi” në Tiranë.
Gjatë vizitës në familjen e Arlindit, ministrja e Arsimit, Nikolla, premtoi mbështetje të shkollës dhe mësuesve për t’i ardhur në ndihmë ashtu sikurse të gjithë fëmijët e tjerë.
Familja e Arlindit përbëhet nga gjashtë anëtarë të cilët i dhurojnë atij gjithë dashurinë e përkujdesin e tyre të vazhdueshëm duke e bërë atë të ndihet njësoj me fëmijët e tjerë.
Gjyshërit e Arlindit shprehën mirënjohjen e thellë për mbështetjen e dhënë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit duke theksuar faktin se është e nevojshme edhe mbështetja e prindërve të nxënësve, të cilët janë në një klasë më nipin e tyre në shkollën “Skënder Çaçi”.
Dhurata simbolike e ministres së Arsimit dhe Sportit për Arlindin ishte shumë dhe falënderimin e tij e shprehu nëpërmjet një përqafimi të ngrohtë, ashtu sikurse vepron çdo fëmijë normal!

Tags : femija autikministrja e arsimit
loading...