SKANDAL SEKSUAL NE ITALI/ E akuzoi ish-dashnorja, prifti seks në kishë me 20 gra

c_2_articolo_3049658_upiimagepp

Një skandal seksual ka ndodhur në kishën e Padovas në Itali ku prifti Don Andrea akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë dhe favorizim të prostitucionit. Denoncimin e ka bërë ish-dashnorja e tij. Pas denoncimit kanë dalë në dritë edhe dëshmitë e 7 grave të tjera. Sipas mediave italiane, akuzën e parë e ka hedhur një nënë 48-vjeçare e cila është drejtuar në polici. “Kisha një lidhje dashurie me të që nga viti 2012 por që me kalimin e kohës u bë e dhunshme. Kisha një jetë normale të një nëne me fëmijë dhe shkoja në kishë për punë vullnetare. Ishte ai që më bënte presion”, ka dëshmuar ajo. Më tej gruaja ka treguar se është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me meshkuj të tjerë. Sipas dyshimeve të prokurorisë prifti ka favorizuar raporte kundrejt pagesës./ revistawho.com

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password