lefuture

Skandal në Spitalin Psikiatrik të Tiranës/ Vajzat tallen me të sëmurën e gjorë, studenti i mjekësisë filmon ngjarjen (VIDEO)

qsut1

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur ditën e sotme në Spitalin Psikiatrik në Tiranë, ku tregohet paaftësia totale e stafit të këtij spitali për të menaxhuar të sëmurët dhe vetë spitalin. Nga një video amatore e mbërritur në redaksinë tonë duken disa vajza që tallen rëndë me një grua të sëmurë mendore. Videon e ka realizur një djalë që i shoqëronte i cili për fat të keq rezulton të jetë vetë student mjekësie. Sipas raportuesit në redaksi këto janë ngjarje të shpeshta që ndodhin në këtë spital dhe askush nuk merr asnjë masë për sigurinë e këtyre të sëmurëve të gjorë. Një moment pikëllues në video është ai ku një tjetër grua e sëmurë mendore e këtij spitali i lutet të rinjve të lënë këtë zonjë të qetë e të mos ta tallin. Suksese në jetë stafit të këtij spitali dhe veçanërisht këtyre të rinjve të paskrupuj!/jetaoshqejf

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password