SKANDAL/ Gati 400 dasma, serbët i “blejnë” nuset në Tirana nga 5500 euro


Në komunën e Preshevës dhe Bujanocit burra kryesisht të moshuar serbë, martohen më ndihmën e parasë me gra shqiptare. Tre muaj më parë, Bratislav Tasic nga një fshat afër Bujanovcit, Lopardince ishte martuar me një grua shqiptare nga Tirana. Sipas disa informatave, serbët blejnë vajzat shqiptare për 5 mijë e 500 euro. Një njeri serb ka thënë se ai i ka frikë martesave mes serbëve dhe vajzave shqiptare. Sipas tij, fëmijët me nënat shqiptare, nuk dihet ndoshta nesër mund ta “tradhtojnë” Serbinë, shkruan Presheva Jonë, transmeton lajmi.net. Ai dyshon se nëse këto martesa do të ishin të vërteta dhe të sinqerta do të ishin në rregull, por femrat që blihen mashtrohen për pak para ose i sjellin për të ruajtur bagëtinë. “Ato blihen për pak para ose mashtrohen për një jetë të mirë, mirëpo në fakt gjatë gjithë ditës ato bartin dru me traktor dhe merren bagëti”, shprehet serbi. “U kryqëzua në kishë, ajo vete deshi ta bënte”, tha dhëndri Bratislavi. Gati për martesë jane 400 shqiptare me serbë. “Stara Raška” një organizatë humanitare në Beograd ka arritur t’i gjejë 400 femra shqiptare që ishin të gatshme të martohen në Serbi për një hark të shkurtër kohor. Një serb tjetër thotë se prapa martesave të serbëve me shqiptarë qëndron ndonjë projekt i Shqipërisë. Megjithatë, shumë shqiptare, janë të kënaqur dhe shpejt të përshtaten me mjedisin. Fshati Lopardince ka shumë burrat e pamartuar në 50 vjet, dhe nuk është çudi që ata të vendosin të marrin nuse nga Shqipëria. /Lajmi.net

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password