close
Breaking NewsLajme

Sinoptikanët: Ja kur largohet i ftohti siberian dhe nis përmirësimi i motit

moti-550×335

Edhe nesër shqiptarët do të duhet të përballen me temperaturat disa gradë nën zero, ndërsa nga e marta do të nisë edhe rritja e tyre. Sinoptikania Lajda Porja tha për News24 e BalkanWeb se sot ka pasur një rënie tjetër të ndjeshme të temperaturave që do të vijojë edhe ditën e nesërme. Ajo tha se në të gjithë territorin temperaturat janë në vlera negative. “Sot ka patur një rënie e ndjeshme temperaturash edhe në krahasim me dje. Edhe nesër do të jetë e njëjta situatë. I gjithë territori në vlera negative. Maksimalja është 1 apo 2 gradë. Sot do të jetë një ditë e ftohtë por pa reshje. Nga e hëna do të ketë një rritje të lehtë të temperaturave që do të vijojë edhe në ditët e tjera të javës së ardhshme. Dita e hënë do të ketë rritje me 2-3 gradë por që nuk është ndjeshme në zonat malore. Diçka më e ndjeshme do të jetë rritja në Ultësirën Perëndimore. Nuk priten reshje por temperaturat do ngelen të ulëta. Nga e marta deri në fundjavë pritet që temperaturat të jenë të ulëta por tipike të dimrit. Ngricat do mbeten prezente për ditë me radhë. Temperaturat në kryeqytet, -6 parashikohet për Tiranën, -16 në zonat malore”, tha Porja.

Tags : temperatura
loading...