lefuture

Sinan Hoxha: Andrra nuk donte të jetonte në Shqipëri… Puna si furrxhi dhe ikja në Greqi me këmbë

15027955_1346178272092867_2915368770216117560_n

Sinan Hoxha, këngëtari shumë i dashur i muzikës popullore, i kërkuar në të gjitha trevat shqipfolëse, ka rrëfyer këtë javë në programin “M’fal për shprehjen” të Elvis Pupës disa episode shumë interesante nga jeta e tij. Biseda ka nisur me batuta për kthimin e Visit në Shqipëri dhe për zhvendosjen e Andrrës, bashkëshortes së Sinanit këtu… “Kur Andrra ka ardhur në fillim në Shqipëri, nuk i ka pëlqyer fare, po tani u bë një vit martesë dhe nuk ka Zot që e çon në Gjermani më. Jo thotë, do rrimë këtu”, – ka rrëfyer Hoxha. Gjatë intervistës me aktorin Pupa, Sinani ka rrëfyer gjithashtu edhe disa nga përvojat e tij të mëparshme, ku ka zbuluar se dikur ka pasur një biznes. “Para se të futesha në muzikë, kam pasur një furrë buke, pra kam pas punuar furrëxhi, kam bërë bukë”, – është shprehur mes të qeshurave ai, teksa nuk ka nguruar të rrëfejë edhe largimin e tij si emigrant në Greqi. “Ika në këmbë në Greqi, i rashë nga Korça për sport, kaluam ca male e ca kodra, i ftohti i madh… Më merr në shtëpi një prift, i cili më çon më pas në një familje që merrej me biznes makinash. Detyra ime ishte që të pastroja makinat, t’i fshija, duke qenë se isha i vogël nuk kisha një punë shumë të rëndë… Një ditë, që ishte shumë ftohtë, pronari më fton në shtëpinë e tij për drekë dhe më thotë përpara se të ushqehemi, futu bëj një banjo. Të gjitha këto me shenja, se unë nuk kuptoja greqisht. Futem unë në tualet, kur ç’të shoh. Ku kisha parë ndonjëherë dush unë, ne ishim larë me sapllake me ujë, edhe atë kur kishte vajguri. Vajta hapa rubinetin e parë, dilte vetëm ujë i ftohtë, më pas e mbylla atë dhe hapa rubinetin tjetër, nga ku dilte vetëm ujë i nxehtë. Aq injorant kemi qenë, sa nuk e dija që duhej të kombinoja ujin e nxehtë me ujin e ftohtë. Kam ndenjur më shumë se 10 minuta, duke pritur se mos uji arrinte temperaturën e duhur vetë. Jam larë me ujë të ftohtë. Dola nga tualeti duke u dridhur. Ia sqarova gjysmë shqip, gjysmë me gjeste që nuk kishte ujë. E zonja e shtëpisë nisi të qajë, gjynah tha”, – ka treguar veç të tjerash Hoxha. Biseda është pasuar më tej me të tjera momente gazmore, ku Sinani dhe Visi kanë rrëfyer për një koncert në SHBA dhe një dasmë fshati ku këngëtari kishte marrë pjesë.

14993291_1346178275426200_8020866846462430589_n 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password