close
Breaking NewsLajme

Simona Ventura qan në ekran: Kam tradhëtuar burrin 1 herë! Ai ma drodhi 8 vjet, gjuante koleget e mia

bettarini-ventura_980x571

Që përpara se të ulej përballë, në një intervistë me Maurizio Costanzon, moderatorja e suksesshme italiane Simona Ventura kishte deklaruar: “E di që ai do të më bëjë të tregoj gjëra të pathëna”. Dhe kështu ndodhi! Ventura u rrëfye dhe qau në transmetim. Tregoi detaje, nga tri ndërhyrjet kirugjikale për të rregulluar hundën, tek tradhëtia që i bëri ish-burrit Stefano Bettarini kur ende ishin të martuar. “Kam tradhëtuar vetëm një herë, pas 8 vitesh martesë. Ai shumë herë, dhe ia kam falur shpesh. Kisha vënë feta sallami mbi sytë e mi pasi isha shumë e dashuruar me Stefanon. Ai gjuante edhe koleget e mia që madje vinin e më tregonin. E kam bërë vetëm një herë. S’mund të rrija 8 vjet viktimë e tradhëtisë. 12 vite më parë kur e lashë, më kryqëzuan. Kur i thashë që dua ndarjen nuk mendoi për fëmijët por më tha, ‘tani do të të shkatërroj karrierën’”, ka thënë ajo.

Tags : simona ventura
loading...