lefuture

Simona Ventura e akuzoi për tradhëti, ish-burri reagon i penduar: Na kanë vuajtur fëmijët, tani kam ndryshuar

29

Disa ditë më parë rrëfimi i përlotur i Simona Venturës në ekran, për vuajtjet e tradhëtitë, bëri bujë të madhe jo vetëm në shtetin fqinjë. Prezantuejsa e suksesshme italiane pranoi publikisht se kishte tradhëtuar ish-burrin Stefano Bettarini gjatë kohës që ishin të martuar, si hakmarrje për të gjitha historitë e tij me gra të tjera. Nuk ka vonuar përgjigja e Bettarinit, i cili doli në studion e “Verissimo” për të thënë versionin e tij. I vetëdijshëm për gabimet e shumta që ka bërë ai shpjegoi: “Po, mund të isha treguar më i kujdesshëm. Fëmijët më kanë bërë të kuptoj që kanë vuajtur nga gjëra të tilla, por në fund më kanë kuptuar. Me kohën njeriu analizon dhe i kupton gabimet. Tani jam një Stefano krejtësisht ndryshe. E kam mbyllur atë kapitull. Simona është nëna e fëmijëve të mi, është një njeri i rëndësishëm në jetën time dhe do të jetë gjithnjë për fëmijët e mi. Dua të mbaj një kujtim të bukur prej saj. Tani e tutje për të do të tregoj respekt dhe konsideratën që kam pasur gjithnjë, ndonëse në disa momente më kapte një inat i kotë që tani e kam kuptuar”.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password