Si t’i shtoni jetës suaj 7 vjet…

1

Aktiviteti fizik prej kohësh është parë si një metodë e mirë për të ulur rreziqet nga obeziteti dhe diabeti, mesa duket është përgjegjës dhe për një jetë të gjatë e të shëndetshme. Mënyra e jetesës që ju bëni dhe aktiviteti fizik të paktën me 25 minuta në ditë mund t’ua zgjasë me të vërtetë jetën.
Në të vërtetë nuk është në dorën tuaj, por ky është rezultati i një studimi te njerëzit me sëmundje të zemrës. Studimi i një grupi shkencëtarësh gjermanë, nga Universiteti i Saarland zbuloi se aktiviteti fizik i moderuar mund të ulë rrezikun e vdekjes nga një atak në zemër për personat e moshës 50-60 vjeç.
Studimi ka treguar se mjaftojnë të paktën 25 minuta ecje në ditë për të zgjatur jetën me rreth 7 vite. Ekspertët këshillojnë që të gjithë duhet të bëjmë të paktën 25 minuta ecje apo vrap në ditë, duke e kthyer në një stil jetese, shoqëruar me ushqime të shëndetshme. Studimet kanë treguar se aktiviteti fizik përmirëson gjithashtu dhe funksionimin e trurit.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password