Si tek filmi “Fast&Furious”, këta janë të rinjtë që bënin gara me makinat luksoze në Tiranë


5 të rinj të cilët adhuronin makinat e bukura dhe shpejtësinë janë ndaluar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, pasi janë kapur në flagrancë duke bërë gara shpejtësie me makina të modifikuara.
Policia bën me dije se në pranga kanë rënë Ergys Geci, Aristidhis Krisafi (shtetas grek), Aldo Aliko, Genti Zavalani (Dj në clube në Tiranë) dhe Thimbio Rubati, ndërsa janë sekuestruar 5 makinat luksoze që ata drejtonin.

Me sa duket, të rinjtë janë munduar të imitonin garat e shpejtësisë në filmin “Fast&Furious”, por kanë përfunduar në pranga, duke mos i matur mirë veprimet e tyre.

Garat e shpejtësisë me mjetet e modifikuara janë realizuar në pjesën e autostradës së Unazë së re nga TEG në drejtim të kopshti botanik, duke sjellë rrezikshmëri për drejtuesit e tjerë të mjeteve dhe shqetësim për banorët e zonës/Jeta Osh Qef/

1-180

2-162

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password