Si të pastrojmë lavatriçen


Kur makina larëse prishet, e gjithë familja çoroditet. Aq më shumë nëse ka fëmijë të vegjël në shtëpi. Prandaj, mbajeni të pastër dhe të shmangni ndonjë dëm të mundshëm, me aq sa keni në dorë.
Çfarë e kërcënon një makinë larëse?
Sigurisht janë gurët gëlqeror, e ndjekur nga mbetjet e rrobave që lahen. Në fakt, pastrimi i makinës larëse nuk duhet harruar të bëhet kryesisht me detergjent kundër gurëve gëlqerorë. Gjithashtu, është e rëndësishme që periodikisht të pastrohen të gjitha pjesët e pajisjes me produkte natyrore që bëjnë vërtet efekt.
Nëse rrobat e bardha vijnë erë
Ndodh ndonjëherë që kur nxjerr rrobat e bardha nga lavatriçja, ato në vend që të mbajnë erë të mirë, kanë një aromë karakteristike të lagështirës, ose të mykyt. Në këtë rast, është e rëndësishme që të lash shumë mirë kazanin e lavatriçes, duke vendosur një program lavatriçeje bosh, me zbardhues në temperaturë maksimale. Ky truk, duhet të bëhet i zakonshëm për të evituar aromat sado që ju vijoni larjet normale me detergjentë dhe pastrues antikalkare.
Filtri
Kujtohuni se bllokimi i filtrit është një nga defektet më të zakonshme që ndodh dhe për të cilët njoftohen teknikët e lavatriçeve dhe të marrin jo pak para. Në fakt, filtri duhet që të pastrohet rregullisht. Si? Duke e hequr dhe duke e larë me ujë të bollshëm.
Madje, papastërtitë më të thella, pastrojini me një furçë dhëmbësh që nuk e përdorni më.
Guarnicionet
Janë pjesët që duhen pastruar rregullisht. Guarnicionet prej gome, kanë tendencë që të mbledhin shumë papastërti dhe mbetje të detergjentëve pluhur. Për pastrimin e tyre, përdorni një furçë të përdorur, me sodë buke, apo edhe me uthull. Provojeni dhe do të habiteni se sa shumë papastërti do të nxjerrë.
Vasketa e detergjentit
Gjithnjë e harrojmë pastrimin e kësaj pjese të lavatriçes, duke menduar se aty tashmë ka detergjent. Por kjo pjesë mbledh edhe gurë gëlqerorë, përveç detergjentit. Kështu që pasojat do të jenë tek rrobat tuaja dhe shpesh ju shtojnë atyre erën e keqe.
Për ta pastruar atë mjafton që ta vendosni në një enë me ujë të ngrohtë dhe me sodë buke, ose uthull, në mënyrë që të zbuten papastërtitë. Një ide e mirë, për t’i dhënë aromë dhe dizinfektim kësaj pjese, është të shtoni disa pika vaj esencial livandoje në vasketën e detergjentit.
Anti-kalkare
Ndonjëherë uthulla mjafton për të qenë anti-kalkare, por vetëm për të parandaluar. Në të kundërt, nëse lavatriçja juaj është në një fazë kur gurët gëlqerorë janë akumuluar me tepri, është mirë që të shtoni detergjent pluhur në çdo larje/ Revista Shije/

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password